E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Ndahet nga jeta balerina e njohur, Hueyda El Saied

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta artisja e njohur, Hueyda El Saied.

 

Hueyda, personazh shumë i dashur për publikun shqiptar, e qeshur dhe plot energji pozitive, ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

 

Reklamë

Balerina e njohur, nënë e një djali 6 vjeç, jetonte në Luksemburg prej vitesh së bashku me partnerin e saj.

 

Gjatë karrierës së saj profesionale, El Sayed ka punuar në fusha e disiplina të ndryshme, si televizion, balet, këngë dhe pikturë. Ajo ka prezantuar një sërë emisionesh, si dhe ka qenë pjesëmarrëse në disa festivale.

 

Në vitin 2000, ajo botoi romanin e saj të parë “Ngjyra e lëkurës sime”. Po ashtu, ka punuar si modele dhe ka qenë imazh në disa reklama televizive në Francë, Kamerun, Belgjikë, dhe Portugali.

Më shumë video

Reklamë