E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Ndahen shtëpitë në Thumanë/ Hidhet shorti për 214 apartamente dhe 149 banesa individuale

Pas Bubqit dhe Fushë Krujës, këtë të premte ishte radha e banorëve të Thumanës për të marrë banesat e reja.

214 apartamente dhe 149 shtëpi individuale u dhuruan me short për të gjitha familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndarja u bë sipas ligjit të rindërtimit, ndërsa banorët u shprehën të kënaqur.

Reklamë

I falënderoj shumë. I kënaqur jam me ckemi qëne dhe jemi.

Thumana ka qenë një nga zonat më të goditura nga tërmeti. 24 banorë humbën jetën nën rrënoja nga shembja e pallateve.

Çelësat të gjitha familjeve do u dorëzohen në fund të muajt nëntor, pasi shtëpitë janë në përfundim e sipër. Ndërkohë, e njëjta procedurë pritet të zhvillohet dhe në tiranë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë