E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Ndahen çmimet për “Tirana Art Fest”

Erion Veliaj thotë se Tirana sot është qyteti me i ri dhe me i talentuar i vendit. Gjate finales se edicionit te trete Art Fest, kreu i bashkësie vlerësoi aktivizimin e te rinjve ne jetën artistike dhe kulturore te kryeqytetit.

 

“Kush është i mirë, kush është i aftë, kush punon fort, kush ka talent, me gjasë edhe kur të jenë mosha ime do të jenë ata që do ta menaxhojnë këtë qytet dhe vendin. Ndaj miqtë e mi, sot mbaron konkursi, nga ky moment secila shkollë, klasë, grup, duhet të lidhë një aleancë me të tjerët sepse besoj se ky qytet e ka vënë bastin te rinia”

 

Reklamë

“Tirana Art Fest” është kthyer tashmë në një traditë të bukur, duke i dhënë gjallëri jetës kulturore-artistike në kryeqytet, ku protagonistë janë të rinjtë.

 

Në të gjitha gjimnazet e Tiranës të rinj nga mosha 15 deri në 19 vjeç, patën mundësi të performojnë dhe të tregojnë talentin e tyre në tre disiplina të ndryshme: muzikë, kërcim dhe multimedia. Kryetari i bashkisë ka shpërndare edhe çmimet e fituesve, ku shkolla e talenteve u shpall gjimnazi “Qemal Stafa’

Më shumë video

Reklamë