Shoqëria Kulturore Artistike “Mirdita” ka mbledhur ne Muzeun Historik Kombëtar bashkëpunëtoret e revistës periodike me te njëjtin titull për te dhëne çmimet per studimin, poezinë, tregimin, prozën, humorin dhe reportazhin me te mire te vitit. Revista “Mirdita” është e para në llojin saj që u ka hapur rrugë të rinjve dhe krijimeve të tyre. Kjo reviste ka gati numrin e dhjete për ketë vit dhe premton te sjelle dhe te promovoje me te mirat e kësaj zone, traditën, turizmin dhe kulturën ashtu sikurse ka bere gjate gjithë pranisë se saj ne tregun e letrave e botimeve shqip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *