“The Handmaid’s Tale”, ishte fituesi i madh i çmimeve Emmy Awards 2017. Mbrëmja e së dielës ishte e mbushur me yje. Ndërsa Elisabeth Moss u shpall aktorja më e mirë dramatike, për portretizimin e një gruaje te detyruar të ofrojë shërbime seksuale.

 

Disa nga fituesit më të medhenj ishin edhe “Big Little Lies”, “Veep” dhe “Atlanta”. Shtëpia e Bardhë u bë edhe njëherë burim për çmimin e 6 radhazi në “Emmys” për Julia Louis-Dreyfus, në rolin e ndihmëses presidenciale Selina Meyer në “Veep”. Shfaqja satirike mori gjithashtu edhe çmimin e serisë më të mirë në zhanrin e komedisë.

 

“Më në fund zoti president, ja ku është “Emmy juaj”, tha Baldëin teksa merrte çmimin duke thumbuar presidentin e SHBA-ve Donald Trump. Por, ajo që ra në sy më së shumti, përveç veshjeve të yjeve të hollivudid ishte  fjongo blu me mbishkrimin ACLU, për të mbështetur Bashkimin Amerikan për Liritë Civile. Shenje kjo tregon se Hollivood është bërë më politik se kurrë.

 

ACLU është organizatë jofitimprurëse që mbron liritë dhe të drejtat e njeriut dhe është kundër presidentit të shteteve te bashkuara. Kjo organizatë ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak se ka kundërshtuar vendimet e administratës Trump.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *