E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Ndahen çmimet e letërsisë për fëmijë

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau për herë të parë çmimet e projektit “Fondi për mbështetjen e krijimtarisë̈ letrare për fëmijë”. Në konkurs u paraqiten rreth 20 dorëshkrime, por vetëm tre prej tyre u vlerësuan si më të mirat nga juria.

Tre fituesit ishin Rovena Rozhani, Luan Rama dhe Rudina Çupi. Përralla “Fani në kërkim të dritës” i autores Rrozhani mori çmimin e parë.

Juria e vlerësoi veprën si nxitëse te fantazisë̈ së fëmijëve, duke i motivuar ata që të kërkojnë lidhjen e munguar me natyrën.

Ndërkaq romanin “Udhëtim drejt planetit Arbër” me autor Luan Ramën, juria e vlerësoi për temën interesante, sa kombëtare aq edhe universale, që trajton dhe gjuhën e pëlqyeshme e të kuptueshme për fëmijët.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video