E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Ndahen çmimet e letërsisë në Panairin e Librit

Janë ndare edhe ne këtë edicion te 21 te panairit të Librit çmimet per letërsinë. Çmimi i karrierës i jepet shkrimtarit Kim Mehmeti për stilin origjinal në krijimin e polifonisë artistike që karakterizon romanin “Pusi”.

 

Çmimi për krijimtarinë origjinale më të mirë të vitit i shkoi autorit Brajan Sukaj me romanin “Ciklopi”, për ndjeshmërinë e thellë njerëzore të përcjellë përmes një ligjërimi sa real aq edhe fantastik.

 

Reklamë

Vepra e përkthyer më mirë u vlerësua romani “Nga ana e princeshës së vdekur”, që mban edhe firmën e Donika Omarit në shqip.

 

Këtë vit me çmim inkurajues u vlerësuan dy autore të reja. Iva Nikolli për romanin “Vetëm për ty” dhe Flogerta Krypi për librin “Gjithçka rreth asgjësë”.

 

Çmimi special i këtij panairi iu dedikua poemave arbëreshe që vinin të përmbledhura nga Zef Skiro Di Maxha.

 

Kryetarja e jurisë që përzgjodhi veprat e autorët më të mirë ishte pedagogia dhe studiuesja Lili Sula.

Më shumë video

Reklamë