Kampionati më i fortë i basketbollit në botë, NBA,  vijon me magjinë e tij  në ekranin e Tring ku spektakli dhe loja e bukur në parket janë të garantuara deri në sekondën e funidt.

Në konferencën e Lindjes , rivaliteti dhe konkurenca për vendin e parë është maksimale. Megjithate Bruklin Nets mbetet skuadra kryesore dhe  prentendte për të fituar këtë sezon pas triumfit 117-112 në fushën e Cleveland. Një fitore që gëzon dhë mës shumë Nets për faktin se marrin të vetëm  kreun e klasifikimit dhe regjistrojnë suksesin e 13-të në kampionat .

Edhe kete herë si në cdo ndeshje tjetër  lojtari që shkëlqeu ishte Kevin Durant me 27 pikë.Kjo eshte pas asaj humbje zhgënjyese të kundërshtarit direkt Chikago Bulls,  që u mund në shtëpi 77-109 nga Indiana Pacers.

Suprizuese ka qënë dhe humbja e Uashintonit përballë Charlotte me rezultatin final 109-103.Një disfatë që zbret në vendin e katërt ekipin e Wizards që ndonëse kishte lojtarin me të mirë në parket Kyla Kuzma sërish nuk arriti të triumfojë.

Emocionues ka qënë dhe ndeshja në Konferencën e Perendimit ku Utah Jazz u mund vetëm në sekondat e fundit me shifrat 119-118 . Një disfatë që zbret Jazz  në vendin e tretë në Perëndim shumë larg nga Goldën Statet që ka 15 fitore radhasi. Rol të rendishëm në këtë fitore kishte dhe Morant që u bë autoi i 32 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *