Kampionati më i ndjekur i basketbollit në botë, NBA, mbylli dhe ndeshjet e dhjeta për këtë sezon ku nuk mungoi spektakli dhe loja e bukur në ekranin e Tring .

Skuadra perfekte këtë sezon mbetet Golden State e cila vijon të marshojë e qetë në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit. Worries bënë detyrën edhe këtë herë dhe morën fitoren e 9-të radhazi nga 10 ndeshje, duke u veçuar nga të gjitha skuadrat e tjera, pasi statistika të tilla nuk ka regjistruar asnjë ekip tek të dyja konferencat.

Golden State mposhti 127-113 Atlanta Hawks në shtëpi me një duel luftarak dhe emocionues. Njeriu i ndeshjes ishte pikërisht Stephen Curry, që lehtësisht mund të konsiderohet dhe më i miri i ekipit, pasi në çdo ndeshje është basketbollisti që realizon më shumë pikë. Përballë Atalantas, shtatlarti realizoi 50 pikë e 10 asist duke e mbajtur skuadrën e tij në krye të klasifikimit.

Nga ana tjetër, Los Angelos Lakers u rikthyen tek fitorja pasi mundën mes vuajtjesh Charlotte Hornets me rezultatin final 126-123 vetëm pas kohës shtesë. Protagonist absolut për kalifornianët ishte Dejvis me 32 pikë, i ndjekur nga Antony me 29 pikë. Një fitore që i mban sërish shumë larg pritshmërive Lakers-at, që pozicionohen ne vendin e tetë dhe duan akoma shumë punë për të prekur majat.

Nga ana tjetër, në Konferencën e Lindjes, edhe Chikago Bulls u rikthye sukseseve pasi mundi një nga rivalët direkt si Bruklin Nets. Bulls fituan me rezultatin 118-95 në një ndeshje pa histori. Më i miri i sfidën u cilësua Durant, protagonist i 38 pikëve por të pamjaftueshme për të triumfuar përballë dyshesh De Rozen dhe LaVine që i siguruan fitoren skuadrës nga Chikago.l

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *