E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

NBA dhuron spektakël/ Basketbolli amerikan, ekskluzivisht në Tring

Los Angeles Clippers forward Kawhi Leonard (2) shoots against Indiana Pacers guard T.J. McConnell (9) and guard Malcolm Brogdon (7) during the third quarter of an NBA basketball game, Sunday, Jan. 17, 2021, in Los Angeles. (AP Photo/Ashley Landis)

Edhe pse në situatën e pandemisë, NBA vijon të dhurojë ndeshje spaktakolare në parket. Drejtuesit kanë bërë me dije se nuk kanë ndërmend të  ndalin kampionatin, por të vazhdojnë, duke respektuar masat antiCovid. Megjithatë pasojat e kësaj sëmundje janë ndjerë jo pak në çdo takim.

 

Los Angeles Clippers mori një  fitore të thellë ndaj Indiana, duke blinduar vendin e dytë dhe duke u bërë ndjekësja më e afërt e Lakers. Një ndeshje e dominuar tërësisht nga kalifornianët me Georg Kenard dhe Morris që realizuan nga 20 pikë secili.

 

Reklamë

Edhe New York, mposhti bindshëm Boston në transfertë me protagonist kryesor te takimit, Randle, me 20 pikë.

 

Ndërkohë surprizuese ishte fitorja e Chikagos  që mposhti 117-102  Dellas. Një ndeshje e bukur ku u dallua Markkanen i cili u bë autori i 29 pikë.

 

Dy takimet e tjera janë anulluar si pasojë e koronavirusit. Perballjet Oklahoma-Philadelphia dhe Uashington-Cleveland nuk u lejuan të zhvilloheshin.

 

Në sfidën e parë edhe pse dy skuadrat kishin dalë në nxemje, vendimi u mor në momentin e fundit pasi Philadelhia vinte nga ndeshja me Memphis ku doli pozitiv njëri prej lojtarëve.

 

Takimet u transmetuan ekskluzivisht në platformën Tring.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë