Subscribe

22-vjeçarja, Nazime Visha e dënuar me 10 vjet burg për vrasjen e Fiqiri Muçes, kërkoi këtë të hënë nga Gjykata Penale në Tiranë uljen e dënimit, ose lirimin e saj nga burgu. Me pranga në duar dhe me lot në sy e reja shpreson të përfitojë nga ligji i miratuar për amnistinë, ndërsa vendimi i Gjykatës pritet të shpallet më 15 mars. Në kundërshtim me kërkesën e 22-vjeçares, përfaqësuesi i burgjeve Dritan Cena deklaroi se ajo nuk e përfiton amnistinë, pasi asaj i kanë mbetur edhe 3 vite e 9 muaj burg. Vetëm disa orë nga kërkesa e Nazime Vishës, ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili i dërgoi Presidentit të Republikës Bujar Nishani propozimin për faljen e të dënuarës, pasi kriteret ligjore për këtë rast janë përmbushur. Në vitin 2013 Nazime Visha u dënua me 10 vite burg për vrasje me dashje te Fiqiri Muçës, me te cilin kishte pasur lidhje intime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *