E enjte, 1 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Navalny u helmua pasi piu ujë nga shishja në dhomën e hotelit

Gjurmët e agjentit nervor “Novichok”, me të cilin dyshohet se u helmua politikani rus Alexei Navalny, u gjetën në një shishe uji. Ajo ndodhej në dhomën e hotelit ku Navalny qëndroi para se të helmohej.

 

Reklamë

Sipas ekipit ndihmës së liderit të opozitës ruse, gjithçka ka ndodhur para se ai të largohej nga dhoma e hotelit për në aeroport. Ata pretendojnë se gjithçka është organizuar nga presidenti Vladimir Putin, por Kremlini ka mohuar përfshirjen.

 

Ekipi i Navalnyt shkoi në dhomën e hotelit për të mbledhur prova për helmimin e tij dhe për t’ua dërguar më pas autoriteteve gjermane sepse nuk kanë besim tek ato ruse. Ata kan gjetur disa shishe uji bosh dhe thonë se aty janë gjetur gjurmë të helmit.

 

Autoritetet gjermane nuk kanë komentuar akoma mbi provat që kanë dhënë ndihmësit e Navalnyt.

 

Kundërshtari i Putin u helmua në gusht teksa po priste një fluturim në Siberi. Gjatë kësaj jave ai postoi foton e parë pasi dola nga koma. Ai tha se tani është në gjendje të marrë frymë vetë dhe se po mendon të kthehet në Rusi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë