Kreu i opozitës ruse, Alexei Navalny foli për herë të parë pasi doli nga koma pas helmimit që ju bë. Ai postoi në “Instagram” foton e parë pas komës, ku shihet në shtratin e spitalit, i rrethuar nga të afërm. Optimist për rikuperimerin e tij shëndetësor, Navalny tha se ka nisur të marrë frymë vetë.

 

“Përshëndetje, unë jam Navalny. Më mungojnë të gjithë. Akoma ka shumë gjëra që nuk mund t’i bëj, por dje isha në gjendje të merrja frymë gjithë ditën vetë.”

 

Kundërshtari i Vladimir Putin doli nga gjendja e komës në datën 7 shtator. Ai u dërgua për kurim në Gjermani pasi u helmua me agjentin nervor Novichok, sipas mjekëve gjermanë, teksa priste për një fluturim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *