Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 July 2026
Vizion fokus

Spanja triumfon ndaj Francës dhe siguron biletën për finalen...

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, rritet numri i viktimave

Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e protestës: Ja...

“Protesta është e popullit”, gazetari: Edhe votën që kemi...

Dita e 45-të e protestës në Tiranë, tubim para...

“Berisha po mban në pushtet Ramën”, gazetari: Ja skema...

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë, Rama: Nuk ka...

“PS e PD janë bashkë për sistemin zgjedhor”, Tafani:...

Po paratë e të korruptuarve ku janë? Tafani: Bën...

Netanyahu paralajmëron Teheranin: Izraeli do përgjigjet me forcë ndaj...

Navalny arrin në Rusi, dhjetëra mbështetës të arrestuar

17 Janar 23:27

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny ka arritur nga Gjermania në Rusi, ku ai mund të përballet me arrestim.

Avioni me të cilën po udhëtonte Navalny ka ateruar në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, ndonëse ishte parashikuar që të ateronte në aeroportin Vnukovo. Por, autoritetet ruse mbyllën për fluturime aeroportin Vnukovo.

Teksa po prisnin Navalnyn në aerportin Vnukovo, dhjetëra persona janë arrestuar.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Lyubov Sobol, avokat në Fondacionin Anti-korrupsion të Navalnyt; Ruslan Shaveddinov menaxher projektesh në këtë fondacion dhe gazetari i Novaya Gazeta, Vlad Dokshin. Raportohet se në mesin e të arrestuarve ka edhe gazetarë të tjerë.

Navalny u nis më herët gjatë 17 janarit nga Gjermania drejt Rusisë dhe para nisjes u pyet nga gazetarët rreth mundësisë së arrestimit.

“Unë, të arrestohem? Unë jam i pafajshëm”, tha Navalny për gazetarët para se të hipte në avionin e Pobedas, që është në pronësi të kompanisë shtetërore, Aeroflot.

Më 13 janar, Navalny njoftoi se do të kthehej në Rusi, pavarësisht paralajmërimeve nga Shërbimi Korrektues Federal se do ta arrestojnë atë.

Muajin e kaluar, ky shërbim kërkoi që Navalny të rikthehej menjëherë nga Gjermania ose do të përballej me burgim në Rusi, pasi thanë se Navalny ka shkelur kushtet e dënimit me kusht, lidhur me një dënim më 2014 për mashtrime. Navalny është njëri nga kritikët më të zëshëm të presidentit rus, Vladimir Putin. Pasi u ul në aeroplan, Navalny tha se është i lumtur që po kthehet në shtëpi.

“Ky është momenti më i mirë në këto pesë muajt e fundit. Ndihem mirë, më në fund po kthehem në qytetin tim”.

I pyetur nëse mendon se autoritetet ruse do ta arrestojnë, ai tha se është i pafajshëm.

“Pse të frikësohem? Çfarë e keqe mund të më ndodh mua në Rusi. Besoj se ndihem si çdo qytetarë i Rusisë që ka të drejtë të kthehet në shtëpi”, tha ai.

Sipas dokumenteve të një gjykate ruse, Navalny mund të përballet deri me tre vjet burgim. Navalny në këtë fluturim është shoqëruar nga gruaja e tij Yulia dhe nga zëdhënësja e tij.

Navalny qëndroi disa muaj në Gjermani ku mori trajtim mjekësor pasi u helmua. Ai ka fajësuar autoritetet ruse për helmimin. Në gusht, ai u sëmur teksa po udhëtonte nga qyteti Tomsk për në Moskë. Navalny thuhet se është helmuar me agjentin nervor, Noviçok.

Më herët, mbështetësit e tij thanë se do ta presin Navalnyn në aeroportin Vnukovo të Moskës, pavarësisht se temperatura në Moskë në kohën e arritjes së Navalnyt do të jetë -20 gradë Celsius dhe pavarësisht se Rusia po përballet me shifra të larta të rasteve me koronavirus./ REL

 

Posted Under:
Bota
Tagged:
Navalny Rusi

Nga e njëjta kategori

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, rritet numri i viktimave

më shumë...

Netanyahu paralajmëron Teheranin: Izraeli do përgjigjet me forcë ndaj çdo sulmi

më shumë...

Alarm për tregtinë globale! Pas Hormuzit, Irani mund të mbyllë edhe Bab el-Mandabin

më shumë...

Britania dhe BE nënshkruajnë traktatin historik për Gjibraltarin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:06

Spanja triumfon ndaj Francës dhe siguron biletën...

10:48

Aksident tragjik në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas...

10:44

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, rritet numri i...

10:28

Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e...

10:25

“Protesta është e popullit”, gazetari: Edhe votën...

10:21

Dita e 45-të e protestës në Tiranë,...

10:16

“Berisha po mban në pushtet Ramën”, gazetari:...

10:10

Deklartata për spastrim etnik, Kosova shpall “non...

10:01

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë, Rama:...

9:35

“PS e PD janë bashkë për sistemin...

9:20

Po paratë e të korruptuarve ku janë?...

9:12

Netanyahu paralajmëron Teheranin: Izraeli do përgjigjet me...

9:11

Shqipëria do futet në BE me një...

8:46

Qentë e rrugës rikthehen në problem në...

8:18

Rama: Do shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike,...

8:15

Investimi në Zvërnec, Rama: Projekti do të...

8:06

Integrimi në BE/ Marta Kos: Përgëzime miqve...

7:59

Mbyllja e tre kapitujve, Rama: Reformat po...

7:36

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy...

7:18

Alarm për tregtinë globale! Pas Hormuzit, Irani...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona (EMRAT)
  • “Do të merrni një ofertë”, parashikimi i yjeve për secilën s...
  • Fëmijët do të ulen falas pranë prindërve, BE ndryshon rregul...
  • E pazakontë në Francë, një re gjigante “pushton” bregun, tem...
  • Rama: Do shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike, ligj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.