E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

NATO: Transformimi i FSK në Ushtri, nuk e ndikon misionin e KFOR

Këshillit ushtarak të NATO-s në Bruksel, pas takimit ka theksuar se KFOR-i nuk ndikohet nga transformimi i FSK-së, ai do të vazhdojë të monitorojë situatën e sigurisë në Kosovë dhe po punon nën mandatin e OKB-së.

 

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Stuart Pitch në fjalën e tij ka theksuar se NATO po monitoron situatën e sigurisë në Kosovë për 19 vjet dhe është ende në pozicion për të shqyrtuar angazhimin tonë me FSK-në nëse mandati i tyre ndryshon.

 

Reklamë

Ai gjithashtu ka theksuar se misioni ushtarak i NATO-s nëpërmjet forcave të KFOR-it në Kosovë nuk ndikohet nga transformimi i FSK-së në Ushtri.

 

Nga takimi i parë i Komitetit Ushtarak të NATO-s këtë vit, shefat e Shtabit të Përgjithshëm të shteteve anëtare kanë thënë se aleanca do të vazhdojë të mbështesë KFOR-in në misionin e sigurimit të kushteve të sigurisë në Kosovë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë