Fuqitë perëndimore kanë dënuar Rusinë për sulmet mbi centralin bërthamor, duke e quajtur një akt të tmerrshëm dhe të pamatur.

 

Shefi i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg, pas mbledhjes urgjente të ministrave të Jashtëm deklaroi se NATO nuk synon konflikt, por do të mbrojë me çdo kusht territoret e vendeve anëtare.

 

JENS STOLTENBERG

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, NATO

“Ditët në vijim ka të ngjarë të jenë më të këqija. Me më shumë vdekje, më shumë vuajtje dhe më shumë shkatërrim. Tashmë kemi forcuar parandalimin dhe mbrojtjen tonë në pjesën lindore të Aleancës. Në tokë, në ajër dhe në det. Ne nuk jemi pjesë e këtij konflikti, por kemi përgjegjësi të sigurojmë që ai të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës. Sepse kjo do të ishte edhe më shkatërruese dhe më e rrezikshme.”

 

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut votoi me shumicë dërrmuese nisjen e një hetimi të nivelit të lartë për sulmin ne Ukrainë.Ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëruar faktorin ndërkombëtar që të mos ekzagjerojnë situatën duke vendosur më shumë sanksione ndaj Moskës.

 

VLADIMIR PUTIN

PRESIDENT I RUSISE

 “Ne nuk kemi synime pushtimi kundër fqinjëve tanë prandaj nuk e shohim të nevojëshme që fqinjët të ndërmarrin veprime shtesë, të cilat do të përkeqësonin marrëdhëniet tona. Secili duhet të mendojë si të bashkëpunojmë normalisht.”

 

Kjo deklaratë presidentit rus vjen ne nje kohe që ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë të tjera mundësi për të rritur presionin ndaj Moskes. Britania e madhe beri te ditur se do të shënjestrojë sektorin energjetik të Rusisë në sanksionet qe mund te vendosen ne te ardhmen.

 

Ndërkohë, vendet perendimore po vijojnë përpjekjet diplomatike për te gjetur nje zgjidhje per situaten.

 

Kancelari i gjermanisë, Olaf Scholz zhvlloi një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe i kërkoi atij të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake në Ukrainë.

 

Scholz gjithashtu i bëri thirrje Putinit që të lejojë aksesin për ndihma humanitare në zonat ku po zhvilloheshin luftime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *