Aleanca e Atlantikut të Veriut do të përdorë një fond prej 1 miliard dollarësh për të siguruar financimin fillestar për zhvillimin e teknologjive të reja dixhitale.

 

Ministrat e Mbrojtjes ranë dakord për një master plan të ri për t’u mbrojtur kundër çdo sulmi të mundshëm rus në fronte të shumta, duke riafirmuar qëllimin kryesor të aleancës për të frenuar Moskën.

 

Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg bëri të ditur se strategjia do të përfshijë armë bërthamore, hakërim të rrjeteve kompjuterike dhe sulme nga hapësira.

 

JENS STOLTENBERG

 

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, NATO

 

“Ne vazhdojmë të forcojmë aleancën tonë me plane më të mira dhe të modernizuara. Kjo po përshtatet me sjelljen aktuale të Rusisë  dhe ne po shohim shkelje veçanërisht të hapësirës ajrore mbi shtetet baltike, por gjithashtu rritje të inkursioneve mbi Detin e Zi. Nuk ka qenë më e vështirë prej përfundimit të Luftës së Ftohtë.”

 

Moska ka mohuar çdo qëllim agresiv dhe tha se është NATO ajo që rrezikon të destabilizojë Evropën me përgatitje të tilla.

 

Më herët gjatë këtij muaji, NATO dëboi tetë rusë të akredituar në aleancë, duke thënë se kanë qenë agjentë të inteligjencës. Rusia është përgjigjur duke pezulluar misionin e saj në NATO dhe ka urdhëruar mbylljen e zyrave të aleancës veri-atlantike në Moskë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *