Këshilli i Atlantikut të Veriut vendosi të aktivizojë planin e mbrojtjes duke lejuar forcën e reagimit të bllokut ushtarak që të veprojë atje ku është e nevojëshme. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se forcat ushtarake nuk do të futen në Ukrainë por krahu lindor i aleancës është përforcuar me të tjera trupa dhe mjete luftarake, për të mbrojtur të gjthë aleatët.

JENS STOLTENBERG

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, NATO

 “Paqja në kontinentin tonë është shkatërruar. Tani kemi luftë në Evropë, në atë shkallë dhe të një lloji që menduam se i përkiste historisë. Ky është një pushtim i qëllimshëm, gjakftohtë dhe i planifikuar prej kohësh. Pavarësisht gënjeshtrave, mohimeve dhe dezinformatave të shumta, synimet e Kremlinit janë të qarta, të rivendosë sferën e ndikimit duke minuar rregullat e sigurisë ndërkombëtare. Kjo është një normale e re dhe detyra kryesore e NATO-s është të mbrojë të gjithë aleatët.”

 

Shefi i aleancës së atlantikut të veriut ka njoftuar vendosjen e forcave shtesë mbrojtëse tokësore dhe ajrore në pjesën lindore të bllokut.

Ndërkohë zyrtarët më të lartë të Brukselit gjithashtu kanë reaguar ashpër ndaj agresionit rus i cili do të pasohet me të tjera sanksone të forta.

 

“URSULA VON DER LEYEN

PRESIDENTE E KE

 “E dënojmë këtë sulm barbar dhe argumentin cinik për ta justifikuar atë. Presidenti Putin po sjell luftë edhe njëherë në Europë dhe në këto orë të errëta ne qëndrojmë në krah të Ukrainës dhe njerëzve të saj. Objektivi nuk është vetëm Donbas dhe Ukraina, por paqëndrueshmëria në Europë dhe prishja e rregullit ndërkombëtar. Presidenti Putin do të japë llogari për këtë.”

 Presidenti amerikan Joe Biden reagoi duke thënë se vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky sulm ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët do të përgjigjen në një mënyrë të bashkuar dhe vendimtare.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *