Në një takim kokë më kokë në samitin e NATO-s në Madrid presidenti amerikan, Joe Biden dhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg theksuan rëndësinë e përgjigjes ndaj veprimeve të Rusisë.

 

Presidenti Biden në përgjigje të kërcënimeve të Moskës tha se Shtetet e Bashkuara do të shtojnë forcat dhe pajisjet ushtarake në të gjithë Evropën.

 

JOE BIDEN

PRESIDENTI AMERIKAN

 

Shtetet e Bashkuara do të forcojnë praninë në Evropë si përgjigje e kercenimeve ndaj aleateve tane. Më herët gjatë viti ne bëmë gati 20 mijë trupa shtesë për Evropën për të përforcuar aleancën si përgjigje ndaj veprimit agresiv të Rusisë, duke e çuar në 100 mijë numrin e forcave tona në Evropë.

 

Biden shtoi se Shtetet e Bashkuara do të rikonceptojne sigurinë e Evropës duke ndërmarrë një sërë masash duke filluar nga hapja e bazave të reja dhe deri tek sistemet e mbrojtjes ajrore në Gjermani dhe Itali.

 

JOE BIDEN

PRESIDENTI AMERIKAN

 

Do të miratojmë konceptin e ri strategjik të NATO-s dhe të ritheksojmë unitetin dhe përkushtimin e aleancës për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të saj.

 

Presidenti amerikan ritheksoi nevojën se në këtë moment NATO-ja është më nevojshme dhe është më e rëndësishme se kurrë më parë.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg tha se mbështetja e SHBA-ve ndaj aleancës dhe Evropës është jetike.

 

JENS STOLTENBERG

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATO

 

Ky do të jetë një samit historik, një samit transformues, ku ne do të marrim vendime që do të ndryshojnë në fakt këtë Aleancë për shumë vite në vijim. Ne do të biem dakord për një Koncept të ri Strategjik, planin për NATO-n në të ardhmen, një botë më të rrezikshme, një botë më konkurruese.

 

Stoltenberg pohoi se presidenti rus Vladimir Putin kishte për qellim përçarjen e NATO.

 

JENS STOLTENBERG

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATO

 

Presidenti Putin nuk ka arritur të mbyllë derën e NATO-s. Ai po merr të kundërtën e asaj që dëshiron. Ai do më pak NATO. Presidenti Putin tani ka përballë një NATO më të zgjeruar, pasi Finlanda dhe Suedia po i bashkohen Aleancës sonë.

 

Shefi i NATO-s nuk la pa përmendur edhe Ukrainën duke pohuar se liderët do të bien dakord për një paketë gjithëpërfshirëse të ndihmës për Kievin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *