Subscribe

NATO dënon ashpër aktet e dhunën në parlamentin e Maqedonisë dhe kërkon që incidente të tilla të mos përsëriten më. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut Verior, Jens Stoltenberg deklaroi se autoritetet e Shkupit kanë përgjegjësinë të garantojnë sigurinë e parlamentit dhe anëtarëve te tij. Shefi i NATO-s u ka bërë thirrje faktorëve politike të tregojnë qetësi, vetëpërmbajtje dhe respekt për proceset demokratike. Ai e ka cilësuar hap pozitiv zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri. NATO i kujton Maqedonisë, një shtet që aspiron të bëhet pjesë e saj se dialogu politik është rruga e vetme e arsyeshme, e duhur dhe në të mirën e të gjithë qytetarëve të vendit”.

 

Sulmi është dënuar edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, që ka kërkuar shkaktarët e dhunës të japin llogari. Ditën e hënë në Maqedoni do të mbërrijë zëvendësndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Hoyt Yee, i cili do të takohet me liderët politike.

 

Për situatën e fundit në Maqedoni ka reaguar edhe ndërmjetësuesi për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001, Pieter Feith. Në një intervistë telefonike për agjencinë “Reuters”, ai ka theksuar se nacionalistët po luajnë me zjarrin, duke refuzuar që të dorëzojnë pushtetin. “Hapi tjetër qe do të mendoja dhe larg qoftë, është qe armët të qarkullojnë si në 2001-in pasi do të gjendeshim në pragun e një lufte civile” tha Feith.

 

Ai ka theksuar gjithashtu se ka vend për sanksione, ndalime udhëtimesh ose masa financiare, veçanërisht ndaj lidershipit të VMRO-DPMNE.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *