E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 30 minuta më parë
Rajoni

NATO përkrah formimin e Ushtrisë së Kosovës

Zëvendës sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, ka thënë se NATO-ja mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës. Sipas saj ky proces do të zhvillohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

 

“Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë procesin e reformës, që përfshinë formimin e forcave profesionale të sigurisë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me zyrtarët e Kosovës dhe të mbështesim misionin e KFOR-it në Kosovë. Vlerësojmë se është e rëndësishme të ruhet siguria në rajon dhe të ndihmohet në formimin e ushtrisë profesionale të Kosovës”.

 

Reklamë

Siç raportojnë agjencitë e lajmeve, ajo deklaroi se NATO e inkurajon fuqishëm vazhdimin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, nën kujdesin e Bashkimit Evropian.

 

Gjithashtu, Gottemoeller bën me dije se KFOR-i nuk do të tërhiqet nga Kosova dhe se në Samitin e ardhshëm të NATO-s do të diskutohet për përkushtimin në vazhdimin e misionit të KFOR-it.

Vazhdo të lexosh

Reklamë