E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 31 minuta më parë
Bota

NATO, mesazh Rusisë për “Skripal”

 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka goditur ashpër Rusinë duke thënë se nuk ka asnjë arsye pse të dyshojë mbi të dhënat e hetimit britanik që fajësojnë Moskën për sulmin me agjent nervor në rastin Skripal.

 

“NATO e konsideron sulmin me armë kimikë si një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Qëndrimi ynë  mbetet I qartë, ne nuk duam një tjetër luftë të ftohtë por do të mbrojmë të gjithë aleatët përballë çdo kërcënimi. Rusia ka nënvlerësuar “vendosmërinë dhe unitetin” e aleatëve të Mbretërisë së Bashkuar dhe është e rëndësishme që të marrë një sinjal të qartë se mënyra se si ata sillen do të kushtojë shtrenjtë.”

Stoltenberg shtoi se incidenti ishte pjesë e një “sjelljeje të pamatur” nga Rusia pas akuzave për sulme kibernetike dhe ndërhyrje zgjedhore në vitet e fundit. Ndërkohë Moska vazhdon të mohojë akuzat, duke këmbëngulur në publikimin e provave dhe transparencën e hetimeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë