Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 July 2026
Vizion fokus

Merret i pandehur Fredi Kokoneshi, ish-kryebashkiaku i Divjakës akuzohet...

Evropa “përvëlohet” nga i nxehti, luftë me flakët në...

Debat në grupin e PD për bojkotin, Bujar Leskaj,...

Vrasja e 50-vjeçarit ende mister, hetohet për pronat dhe...

Brukseli vlerësoi Shqipërinë, ekspertët: Tani hyjmë te kapitujt e...

Parada ushtarake në Paris, Rama merr pjesë në ceremonitë...

Mister në Gjermani, zhduken gjatë transportit drejt Francës 20...

Ministri Malaj takohet me drejtuesin e ri të BERZH-it...

Berisha: Shqipërinë e qeveris krimi! Kreu i PD kërkon...

PD padit në SPAK kryeministrin, akuza për korrupsion, pastrim...

NATO mbledh krerët e Ballkanit/ Stoltenberg do diskutojë me liderët e rajonit për sigurinë e rrezikun rus

19 Nëntor 15:36

Në vazhdën e kërcënimeve dhe pas deklaratës se presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky se zotëron prova qe Rusia po kërkon të hapë një vatër të re konflikti në Ballkanin Perëndimor mobilizohet NATO. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut, Jens Stoltenberg, do të zhvillojë takime me të gjithë liderët e Ballkanit  për t’i dërguar Rusisë mesazhin se NATO nuk do të lejojë asnjë lloj konflikti në Ballkanin Perëndimor.

 

Të hënën shefi i NATOS do të nis turin tre ditor në Ballkan. Takimi i parë në agjendë është ai me drejtuesit e lartë politikë dhe ushtarakë vendas dhe ndërkombëtarë të Bosnje Hercegovinës. Në të njëjtën ditë, pasditen e së hënës, do të jetë në Kosovë ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

 

Njëjtë si në Bosnjë Hercegovinë, edhe në Kosovë do të takohet me drejtuesit ushtarakë të KFOR dhe NATO-s atje, ku do të përcjellë edhe një mesazh të tijin.

 

Të martën e 21 nëntorit, Jens Stoltenberg do jetë fillimisht në Serbi ku e pret në bisedime presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja Ana Bërnabiç.

 

Një vizitë është parashikuar me shkencëtarë serbë ku do të prezantohet edhe teknologjia me e re e zhvilluar nga NATO në funksion të paqes dhe sigurisë.

 

Në Maqedoninë e Veriu pas bisedimeve me presidentin Stevo Pendarovski dhe kreun e qeverisë Dimitar Kovaçevski,  kreu i Aleancës së Atlantikut do të mbajë një fjalim në parlamentin e Maqedonisë pasi më herët do të zhvillojë një takim me kryeparlamentarin, shqiptarin Talat Xhaferi.

 

I gjithë turi do të mbyllet me një takim dhe konferencë të përbashkët mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup të mërkurën e 22 nëntorit. Në të pritet  të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Përveç udhëheqësve të rajonit, në tryezën e diskutimeve do të jenë edhe presidenti kroat dhe kryeministri slloven.

 

Vizita e Jens Stoltenberg vjen në një moment të rindezjes së tensioneve në Ballkan, e veçmas ato mes Kosovës dhe Serbisë pas ngjarjes terroriste në Banjskë. Po aq në sfondin e këtij turi intensiv janë edhe diskutimet mbi të ardhmen e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për shkak të vazhdimit të konfliktit në Ukrainë.

Posted Under:
Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
NATO Stoltenberg takime

Nga e njëjta kategori

Merret i pandehur Fredi Kokoneshi, ish-kryebashkiaku i Divjakës akuzohet për shpërdorim detyre

më shumë...

Debat në grupin e PD për bojkotin, Bujar Leskaj, Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa: Gabim! Duhet përballje me Ramën

më shumë...

Vrasja e 50-vjeçarit ende mister, hetohet për pronat dhe konfliktet fizike, por nuk ka prova të mjaftueshme

më shumë...

Brukseli vlerësoi Shqipërinë, ekspertët: Tani hyjmë te kapitujt e vështirë, duhet shumë punë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:23

Merret i pandehur Fredi Kokoneshi, ish-kryebashkiaku i...

3:12

Evropa “përvëlohet” nga i nxehti, luftë me...

2:53

Debat në grupin e PD për bojkotin,...

2:49

Vrasja e 50-vjeçarit ende mister, hetohet për...

2:44

Zbulohen vjedhje në Postë, Drejtoria Qedrore gjen...

2:39

Brukseli vlerësoi Shqipërinë, ekspertët: Tani hyjmë te...

2:37

Parada ushtarake në Paris, Rama merr pjesë...

2:32

Mister në Gjermani, zhduken gjatë transportit drejt...

2:22

Ministri Malaj takohet me drejtuesin e ri...

2:16

Berisha: Shqipërinë e qeveris krimi! Kreu i...

1:17

PD padit në SPAK kryeministrin, akuza për...

1:01

Shëngjini nën monitorim, Policia kontrolle për nivelin...

12:54

Operacion kundër zjarrvënieve në vend, 29 persona...

12:51

Ivi Kaso: Nuk do të rikandidoj për...

11:58

Irani godet cisternat në Hormuz, paralajmërimi i...

11:50

Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi...

11:30

Vajza 16-vjeçare e Monica Bellucci-t debuton në...

11:07

Vdekja 13-vjeçares shqiptare në Itali, ish i...

10:59

Pamje shqetësuese, ngordhje masive peshqish në Gjinikas,...

10:48

Bangkok, 30 persona u dogjën të gjallë...

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrogradë! Meri Gjini tregon shenjat që do të kenë...
  • Fëmijët do të ulen falas pranë prindërve, BE ndryshon rregul...
  • “Do të merrni një ofertë”, parashikimi i yjeve për secilën s...
  • Nesër konferenca Shqipëri-BE, Diaspora lajmëron protestë në...
  • Pamje shqetësuese, ngordhje masive peshqish në Gjinikas, ban...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.