Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
09 December 2025
Vizion fokus

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë

Orban: Turqia do të jetë garantues për furnizimin e...

Sarkozy: Partia e Marine Le Pen nuk është rrezik...

Ukraina do ta ndajë me SHBA-në planin e rishikuar...

Persona të armatosur grabisin bibliotekën e Sao Paolos në...

“Evropa dhe Ukraina tani kanë më shumë karta”, Macron...

Pamjet tronditëse të tërmetit 7,6 ballë në Japoni, lëkundje...

Berisha: 35 vite më parë studentët e Dhjetorit nuk...

Piloti ukrainas i Su-27 vritet në krye të detyrës

Paraqitjet fantastike të Muçit, komentatori turk: Na mbylli gojën!

NATO konfirmon ftesën për Ukrainën në samitin e qershorit

4 Qershor 09:44

Për shkak të luftimeve të ashpra që po vazhdojnë në Ukrainë, Grupi i Kontaktit për Ukrainën (UDCG) takohet të mërkurën (04.06) në selinë e NATO-s në Bruksel në të ashtuquajturin formati Ramstein. Ftesën për takimin e bënë ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, dhe homologu i tij britanik, John Healey.

Tema e bisedimeve do të jetë mbështetja e mëtejshme për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus. Në takimin pritet të marrë pjesë edhe ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umyerov. Sipas diplomatëve të NATO-s, ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, nuk do të marrë pjesë në takimin e UDCG-së, por do jetë i pranishëm në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s që do të zhvillohet të enjten (05.06).

NATO konfirmon ftesën në samit për Ukrainën

NATO njoftoi se ka ftuar Ukrainën në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Aleancës që do të zhvillohet në fund të qershorit në Hagë. Agjenda e samitit do të publikohet “në momentin e duhur”, tha një përfaqësues i NATO-s për agjencinë e lajmeve AFP. Pjesëmarrja e Ukrainës në samitin e Hagës ishte objekt diskutimesh të shumta kohët e fundit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski kishte marë pjesë në dy samitet e fundit në Vilnë dhe Uashington.

Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kohët e fundit nuk kishte bërë ndonjë deklaratë të qartë në lidhje me një ftesë të mundshme për Zelenskin.

Komisioni i BE-së: Plan për refugjatët nga Ukraina    

Komisioni i BE-së planifikon të paraqesë të mërkurën (04.06) planin e tij lidhur me qëndrimin ndaj refugjatëve ukrainas. Komisioneri përgjegjës, Magnus Brunner, dhe zëvendëskryeministri ukrainas Oleksiy Hernishov do të paraqesin së bashku propozimet e tyre në Bruksel, tha një zëdhënëse e Komisionit. Detaje të mëtejshme nuk janë bërë të ditura./dw

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
NATO Samit Ukraine Zelensky

Nga e njëjta kategori

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë

më shumë...

Orban: Turqia do të jetë garantues për furnizimin e Hungarisë me gaz rus

më shumë...

Sarkozy: Partia e Marine Le Pen nuk është rrezik për Francën

më shumë...

Ukraina do ta ndajë me SHBA-në planin e rishikuar për paqe

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Planetët ju tregojnë rrugën, Horoskopi javor nga Meri Gjini:...
  • Horoskopi i sotëm, dinamika të reja dhe zhvillime për secilë...
  • Ministri i Financave: Pagat rriten nga 2.5% deri në 25%, për...
  • E konfirmon ministri: Po  mbaron koha e bonuseve, tani vetëm...
  • Zbuloni katër shenjat që do kenë shumë para për festa
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.