Subscribe

A është e sigurt Europa sot? Në një kohë kur rreziku nga terrorizmi është i madh dhe shtete të mëdha si Rusia provokojnë jo pak, ajo që mbetet është të merren masa për të siguruar një klimë më të qetë. Siguria në Europë, ishte edhe kryefjala e konferencës ndërkombëtare të Këshillit Atlantik në Shqipëri që bëri bashkë përfaqësues të NATO-s, nga Italia, Maqedonia e Kosova. Ajo që kërkon të implementojë Europa sot, pohuar edhe nga Starova, presidenti i këtij këshillit si pasojë e provokimeve të vazhdueshme që vijnë në emër të fesë nga terrorizmi dhe nga Rusia kundrejt vendeve balltike është vetëm siguria. E megjithatë, Starova nuk mohon se masat e marra nga forcat ushtarake, si detare, ajrore, por edhe tokësore janë po aq të rëndësishme sa edhe respektimi i kulturës dhe vlerave të secilit shtet në Europë, e më së shumti në Ballkan për fqinjin e vet. Një tjetër strategji e rëndësishme sipas nëndrejtorit të kërkimeve shkencore për mbrojtjen në NATO është edhe implementi i pesë fushave që nuk duhet t’i shmanget asnjë strategji.

Brooke Smith Winsdor: Percetimi është pikënjisa më e mirë para se të mendojmë për sigurinë në Europë. Sepse perceptimi i saktë do të na japë një panoramë të saktë të rrezikut në Europë. E pas kësaj, do të doja që çdo strategji që do mund të hartohet nga secili vend të ketë përfshirë këta pesë elementë, çka për mua është e domosdoshme. Në çdo plan duhet të ndërthuren informacionet që kemi nga historia, gjeografia, ekonomia, teknologjia dhe mtematika. Këto informacione do të ndihmojnë çdo shtet të hartojë një plan të mirë për sigurinë e gjithë Europës, jo vetëm të vendit tuaj.

Konferenca ndërkombëtare për sigurinë në Europë, përshëndeti edhe ftesën që NATO i bëri Malit të Zi për t’u bërë pjesë e kësaj aleance.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *