Subscribe

NATO ka shprehur keqardhjen për vendimin e parlamentit kosovar për krijimin e ushtrisë. Qëndrimi zyrtar i Aleancës se Atlantikut te Veriut u be publik nëpërmjet një deklarate te sekretarit te përgjithshëm Jens Stoltenberg u përcoll ne Tirane nëpërmjet zëvendës sekretares se përgjithshme të NATO-s, Rose Gottemoeller.

 

Sot institucionet e Kosovës shpallen miratimin e 3 ligjeve duke nisur procesin e tranzicionit te forcës se sigurisë se Kosovës. Sekretari i përgjithshëm Stoltenberg deklaroi se “jemi te keqardhur qe ky vendim është marre pavarësisht shqetësimeve te NATO-s. Ne te njëjtën kohe dua te nënvizoj se te gjithë palët duhet te sigurojnë se vendimi i sotëm nuk do te përshkallëzoje tensionet ne rajon. Te gjithë aktoret politike përgjegjës duhet te fokusohen tek progresi me reforma e dialog”.

 

Por pavarësisht shqetësimit te NATO-s, ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka përshëndeti vendimin e parlamentit kosovar.

 

Olta Xhaçka: “Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, dua të përshëndes këtë vendim historik që do t’i shërbejë frymës euroatlantike dhe paqes në rajon. Njëherësh vlerësojmë vendosmërinë e Autoriteteve Kosovare për të vazhduar bashkërendimin e ngushtë me Aleancën si dhe politikën e dyerve të hapura”.

 

Ndërkohë presidenti i Republikës përshëndeti krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi në facebook, kreu i shtetit Meta tha se ky vendim historik dëshmon se Kosova është e aftë për përgjegjësi të reja.

 

“Vendimi historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë.

 

Kryeministri Edi Rama zgjodhi që urimin e tij për krijimin e ushtrisë së Kosovës ta bënte përmes një fotoje te presidentit te Hashim Thaçit, të veshur me uniform ushtarake.

 

Edhe kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha reagoi duke u shprehur se pas pavarësisë, ngjarja e dytë e përmasave kombëtare dhe historike është krijimi i ushtrisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *