Subscribe

Në samitin e NATO-s i cili do të zhvillohet të mërkurën dhe të enjten në Bruksel, Maqedonia pritet të marrë ftesën e anëtarësimit ne aleance. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë shtypi rikonfirmoi se Maqedonia ka një por, e  pa finalizimin e marrëveshjes anëtarësimi nuk mund të ndodh. Ai tha se pret që Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë të bëhet anëtare fuqiplote e Aleancës Veri-atlantike me emrin Republika e Maqedonisë se Veriut.

 

  “Momentin që Marrëveshja është e finalizuar dhe zbatuar ne do e ftojmë Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë që të bëhet anëtare e NATO-s, me emrin e saj të ri Republika e Maqedonisë së Veriut. Dera e NATO-s është dhe do të mbetet e hapur”.

 

Gjithashtu ai foli dhe për takimin e datës 16 korrik ndërmjet Presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në Helsinki.

 

“Ne duam marrëdhënie me te mira me Rusinë, per te evituar keqkuptimet. Takim i Helsinkit është një takim i rëndësishëm, është një dialog i rëndësishëm, për të ulur tensionet. NATO duhet të qëndrojë e bashkuar. Nesër në mbrëmje me presidentin Trump do të bisedojmë për marrëdhëniet me Rusinë për të mirën e Europës dhe Amerikës së Veriut.”

 

Gjithashtu u shpreh optimist për negociatat dhe një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *