NATO shënon sot 75-vjetorin e themelimi të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Më 4 prill 1949, Traktati i Atlantikut të Veriut (i njohur si Traktati i Uashingtonit) krijoi themelin e NATO-s me 12 anëtarë themelues. Lidhur me këtë ditë të shënuar ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Ambasada amerikane thotë se për 75 vjet, Karta e NATO-s ka shërbyer si një mburojë kundër agresionit dhe ka sjellë stabilitet, paqe dhe siguri më të madhe në botë dhe se tashmë me 32 vende të forta, NATO mbron më shumë se një miliard njerëz.

“Sot shënojmë 75 vite nga themelimi i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Më 4 prill 1949, Traktati i Atlantikut të Veriut (i njohur si Traktati i Uashingtonit) krijoi themelin e NATO-s me 12 anëtarë themelues. Për 75 vjet, Karta e NATO-s ka shërbyer si një mburojë kundër agresionit dhe ka sjellë stabilitet, paqe dhe siguri më të madhe në botë. Tani me 32 vende të forta, NATO mbron më shumë se një miliard njerëz. Ne jemi një komunitet aleatësh i bashkuar nga vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë individuale, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës”, shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *