Edhe në ditën e dytë të punimeve, në fokus të samitit të NATO-s që po mbahet në Vilnius të Lituanisë ka qenë çështja e Ukrainës.

 

Samiti nuk i dha Kievit një rrugë të qartë drejt anëtarësimit në aleancë megjithatë, fuqitë perëndimore po diskutojnë të shpallin një marrëveshje sigurie ndaj vendit si mbrojtje ndaj sulmeve ruse.

 

Kreu i Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg, foli për mediat së bashku me presidentin ukrainas Volodymir Zelenski dhe tha se Kievi është tashmë më afër se kurrë me NATO-n.

 

 

JENS STOLTENBERG

KREU I NATO

 

“Ukraina tani është më afër NATO-s se kurrë më pare. Ne duhet të sigurojmë që kur të përfundojë kjo luftë, të ketë marrëveshje të besueshme të cilat do të ndihmojnë në parandalimin e çdo agresioni të ardhshëm nga Rusia. Do të jetë një tragjedi për Ukrainën nëse presidenti Putin fiton por do të jetë e rrezikshme edhe për ne, do të na bëjë më të pambrojtur.”

 

Stoltenberg foli gjithashtu edhe për krijimin e këshillit të ri NATO-Ukrainë dhe riafirmimin e anëtarësimit të Ukrainës në aleancë.

 

Ndërsa presidenti ukrainas Volodymir Zelensky tha se e kupton faktin që disa vende kanë frikë nga anëtarësimi i Ukrainës në NATO.

 

“Ftesa për anëtarësimin e Ukrainës në NATO do të ishte ideale. Po unë e kuptoj pse disa vende janë të frikësuara, sepse askush nuk dëshiron të ketë një luftë botërore.”

 

Megjithatë ai shtoi se rezultatet e samitit ishin të mira referuar procedurave të anëtarësimit dhe paketave të mbrojtjes që shtetet ofruan. Gjatë pasdites, Zelensky do të zhvillojë një takim dypalësh me presidentin amerikan, Joe Biden.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *