Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
01 May 2026
Vizion fokus

Irani pëson goditje të rëndë në ekonomi

Publikohen pamjet e atentatit ndaj Donald Trump gjatë darkës...

“Procesi”/ Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet...

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, Begaj: Shprehim mirënjohjen më të...

1 Maji/ Rama: I uroj çdo shqiptari punëtor punë...

Marta Kos: Bashkimi Europian pezullon fondet për Serbinë!

Presidenti amerikan quan Hormuzin ‘Ngushtica e Trump’, Teherani: Gabim...

Përplasja me Ramën, Minga: Nëse nuk ka grup që...

Çfarë po ndodh brenda PS, reagimi i Spiropalit? Mema:...

Ushtari izraelit vritet në sulmin me dron të Hezbollahut

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

26 Nëntor 10:16

Ambasadorët e Ukrainës dhe të 32 shteteve anëtare të NATO-s takohen më 26 nëntor në Bruksel për të biseduar lidhur me raketën eksperimentale hipersonike me rreze të mesme veprimi që Rusia e lëshoi drejt Ukrainës javën e kaluar.

Më 21 nëntor, Rusia kreu sulm ndaj qytetit ukrainas Dnipro dhe presidenti rus, Vladimir Putin, tha se në këtë sulm u përdor raketa e re e quajtur Oreshnik.

Putin tha se përdorimi i kësaj rakete ishte në përgjigje ndaj sulmeve të kryera nga Ukraina brenda Rusisë me armë që ka marrë nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania.

Udhëheqësi i Kremlinit paralajmëroi se Moska ka “të drejtë” të godasë ndërtesat ushtarake në shtetet që i lejojnë Ukrainës të përdorë armët e tyre kundër Rusisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas sulmit me këtë raketë të re balistike bëri thirrje për sisteme të përditësuara të mbrojtjes ajrore që do të mund të përballeshin me kërcënimin e ri.

Kievi tha se shpreson se do të ketë “rezultate konkrete dhe domethënëse” pasi u thirr takimi i Këshillit NATO-Ukrainë.

Por, diplomatët e zyrtarët e NATO-s kanë minimizuar pritjet për ndonjë rezultat të madh gjatë konsultimeve që do të mbahen pasditen e 26 nëntorit në selinë e aleancës në Bruksel.

Përshkallëzimi i tensioneve lidhur me Ukrainën vjen në kohën kur mbështetja e ardhshme perëndimore është vënë në pikëpyetje pas rizgjedhjes së Donald Trumpit në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, shtetit që është fuqia kryesore në NATO.

Trump ka vënë në dyshim vazhdimin e ndihmës ushtarake që Uashingtoni i jep Kievit dhe është zotuar se ai do t’i japë fund shpejt luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022.

Në fushëbetejë, forcat ukrainase po përballen me vështirësi që të ndalin përparimin e forcave ruse në lindje të Ukrainës.

NATO dhe Ukraina kanë ngritur këshillin e tyre të përbashkët më 2023. Ky këshill i lejon Kievit që të thërrasë takime me aleancën kurdo që e sheh të arsyeshëm.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
NATO rakete Ukraine

Nga e njëjta kategori

Shpërndanin kokainë dhe kanabis, arrestohen dy të rinj në Divjakë

më shumë...

Afati 60-ditor i Trump përfundon sot, kërkohet miratimi i Kongresit për operacionet në Iran

më shumë...

Irani pëson goditje të rëndë në ekonomi

më shumë...

Kërcënoi me shpërthimin e një bombe në aeroportin e Rinasit, SPAK përfundon hetimet për 44-vjeçarin rus

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:14

Shpërndanin kokainë dhe kanabis, arrestohen dy të...

12:12

Afati 60-ditor i Trump përfundon sot, kërkohet...

12:02

Irani pëson goditje të rëndë në ekonomi

11:15

Kërcënoi me shpërthimin e një bombe në...

11:13

Vrau të bijën 24 vjeçare një vit...

10:26

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën...

10:20

Publikohen pamjet e atentatit ndaj Donald Trump...

10:09

“Procesi”/ Iu gjetën 1000 fara kanabisi në...

10:05

Kosovë, çfarë ndodh kur teprohet me zgjedhjet?

9:53

EMRI/ Vidhte motomjete, i çmontonte në pjesë...

8:55

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, Begaj: Shprehim mirënjohjen...

8:49

1 Maji/ Rama: I uroj çdo shqiptari...

8:39

Marta Kos: Bashkimi Europian pezullon fondet për...

8:34

Sot 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve!

8:15

Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh...

11:10

Presidenti amerikan quan Hormuzin ‘Ngushtica e Trump’,...

10:49

Përplasja me Ramën, Minga: Nëse nuk ka...

10:44

Çfarë po ndodh brenda PS, reagimi i...

10:40

Ushtari izraelit vritet në sulmin me dron...

10:21

“Frikë nga skenari pas largimit të Berishës”,...

Më të klikuarat

  • “Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin...
  • Vendoset data, ja kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme n...
  • Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi...
  • Kanye West vjen në Shqipëri, sjell një super-spektakël në Ti...
  • Avokatja e Berishës: Çfarë lidhje ka ish-kryeministri me çës...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.