E hënë, 9 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

NATO blindon kufijtë me Rusinë

NATO blindon kufirin e saj me Rusinë, ndërsa vendos 4 mijë trupa speciale për të kontrolluar territorin në pjesën lindore të aleancës. Deklarata është bërë nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp nga Brukseli, një ditë përpara samitit dyditor. Stoltemberg u ndal dhe të përpjekja e aleancës për të luftuar ISIS.

Në do të dërgojmë katër batalione të forcave te aleancës në shtetet Balltike dhe Poloni. Trupat do të ndërrohen me rotacion. Muajin e kaluar në zhvilluam një stërvitje të përbashkët në të cilin dëshmuam se sa larg kemi arritur. Një mijë trupa dhe 400 mjete ushtarake u zhvendosën nga Spanja në Poloni. Gjithashtu ne kemi marrë në konsideratë mundësinë për të dërguar aeroplanët survejues në mbështetje të koalicionit global kundër ISIS.

Të martën ministrat e mbrojtës së NATO-s, takohen në Bruksel për t’i dhënë dritën e gjelbër këtij propozimi. SHBA-ja, Kanadaja, Gjermania dhe Britania do të dërgojë secila nga 1000 mijë trupa që do të përbëjnë boshtin e këtyre batalioneve, të cilat do të asistohen nga vendet e tjera të aleancës, përfshi dhe Shqipërinë.

 

 

Më shumë video

Reklamë