E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

NATO akuzon Lukashenkon: “Refugjatët po përdoren për ti bërë presion Europës”

Forcat bjelloruse të sigurisë kanë nisur evakuimin e refugjatëve nga lindja që kanë qëndruar në pritje për shumë ditë me radhë në kampe të improvizuara pranë kufirit me Poloninë. Ata janë vendosur në një magazinë në rajonin bjellorus Grodno, ndërsa për një pjesë ka nisur riatdhesimi drejt Irakut.

 

Reklamë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg akuzoi presidentin e Bjellorusisë se kjo është një krizë e drejtuar nga regjimi i tij.

 

JENS STOLTENBERG

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, NATO

“Regjimi i Lukashenkos po përdor njerëzit e pambrojtur si një mjet për të rritur presionin ndaj vendeve të tjera dhe kjo është cinike e vërteton atë që ne e quajmë taktikë hibride. Kjo është shumë serioze. NATO qëndron në solidaritet të plotë me të gjithë aleatët e prekur.””

 

 

Ndërkohë, kancelarja në largim Angela Merkel dhe Aleksandër Lukashenko në një bisedë telefonike ranë dakord që duhet të zhvillohen bisedime midis përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe Bjellorusisë për të zgjidhur çështjen.

 

Merkel bëri thirrje për ndihmë humanitare dhe mundësi për kthimin e të prekurve në bashkëpunim me OKB-në dhe Komisionin Evropian.

Vazhdo të lexosh

Reklamë