NATO ka akuzuar zyrtarisht Rusinë për shkelje të Traktatit të vitit 1987 për forcat bërthamore të raketave me rreze të mesme veprimi.

Sipas Sekretarit të Përgjithëm të ALEANCWS, Jens Stoltenberg, ky është shanci I fundit I Rusisë.

 

JENS STOLTENBERG

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATO-S.

 

Rusia ka një shans të fundit për të treguar në mënyrë të verifikueshme se ato janë në pajtim me traktatin,  por ne gjithashtu duhet të fillojmë të përgatitemi për faktin se ky traktat mund të bjerë.

 

Aleatët e NATO-s, i kërkuan Sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo në një takim në Bruksel, qw t’i japw diplomacisë një shtytje përfundimtare, para se Uashingtoni të tërhiqet nga Traktati i Forcave Bërthamore i vitit 1987.

 

Ministrat e jashtëm të NATO-s  të mbledhur në Bruksel ranë dakord se Rusia ka zhvilluar dhe vendosur një sistem raketash, i cili shkel traktatin dhe paraqet rreziqe të rëndësishme për sigurinë euroatlantike.

Anëtarët e natos mbështesin fuqimisht Shtetet e Bashkuara se Rusia është në shkelje të detyrimeve të saj.

 

Deklarata vjen në mbështetje të Shteteve të Bashkuara, pasi sekretari amerikan I shtetit MikePompeo i informoi ata në selinë e aleancës në Bruksel mbi shkeljet ruse dhe mbi qëllimin e deklaruar të Presidentit të SHBA Donald Trump për t’u tërhequr nga traktati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *