Kosova ka fituar 1-2 në transfertë përballë Lituanisë, në ndeshjen e tretë të Nations League. Dardanët shënuan nga një gol në secilën pjesë.
Ishte Zhegrova që shënoi në pjesën e parë, ndërsa në të dytën realizoi Ermal Krasniqi.
Ndërkohë që vendasit ngushtuan diferencën në minutën e 84-t, por pa rrezikuar trepikëshin për Dardanët.
Kjo ishte fitorja e 2 radhazi për Kosovën në Ligën e Kombeve, pasi 1 muaj më parë mposhti Qipron. Falë këtij suksesi ‘dardanët’ janë ngjitur në vendin e dytë me 6 pikë, po aq sa Rumania e vendit të parë, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.