Gjermania e Julian Nagelsman ka mposhtur “makthin” mbrëmjen e sotme në San Siro, duke mposhtur 2-1 axurrët e Luçiano Sapletit në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.
Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Sandro Tonalit në minutën e 9-të. Pas golit gjermanët rritën presingun dhe mbajtjen e topit por nuk arritën të shënojnë dhe me rezultatin 1-0 në favor të Italisë u mbyll pjesa e parë.
Por në pjesën e dytë “panzzerat’ do të ndryshonin komplet ndeshjen duke shënuar dy herë.
Ishte fillimisht Tim Kleindienst, sulmuesi që luan me Monchengladbach, i cili dërgoi topin me kokë në rrjetë pas krosimit të ardhur nga Joshua Kimmich.
Në minutën e 76-të, Leon Goretezka shënon golin e avantazhit me kokë pas krosimit nga këndi të Kimmich.





