Është mbyllur në barazim 3-3 ndeshja e kthimit mes Gjermanisë dhe Italisë, e vlefshme për Nations League.
Mund të konsiderohet pa frikë një nga ato ndeshjet e “çmendura” sdhe ku mund të thuhet me plot gojën që ndeshja mbyllet vetëm atëherë kur arbitri i bie bilbilit.
Një ndeshje e cila në pjesën e parë foli totalisht gjermanisht, por në të dytën italianët për pak bënë çmendurinë, për të përmbysur shifrat.
Në 45-minutat e para gjermanët shënuan tre herë në portën e Donarumas. Ishte fillimisht kapiteni Kimich i cili ralizoi nga pika e bardhë e 11-metërshit, e më ishte Musiala i cili përfitoi nga një mosmarrëveshje e italianëve për të dyfishuar rezultatin në të 36-ën.
Donaruma dhe italianët po ankoheshin te arbitri për goditjen e këndit, ndërkohë që gjermanët e ekzekutuan, dhe Musiala me portën totalisht të boshatisur nuk e pati të vështirë të realizonte.
Më pas në të 46-ën do të ishte radha e Kleindienst të shënonte dhe golin e tretë për Gjermaninë.
Por kur u duk sikur gjithçka kishte mbaruar, italianët u “ringjallën”.
Në pjesën e dytë axurrët e Sapletit do të barazonin gjithçka. Do të ishte Moisi Kean i cili do të shënonte dy gola të shpejtë në minutën e 49-të dhe 69-të, e më pas në fund të sfidës Raspadori do të barazonte gjithçka nga pika e bardhë e penalltisë.
Gjithastu italianëve iu anullua edhe një penallti, pasi arbitri mori vendimin duke parë sistemin VAR.





