Subscribe

 “Natën e mirë me burrin tim”. Kjo është premiera që është ngjitur këtë fundjavë në skenën e Teatrit “Petro Marko”, të Vlorës, duke çelur kështu sezonin teatror 2024.  Divorci kjo plagë e re shoqërore që është thelluar vitet e fundit e që po gërryen familjen, është trajtuar edhe si komedi.

“Kjo ishte një dhuratë e bukur për të gjitha gratë e Shqipërise dhe shënon  nje pikë kthese për teatrin  vlonjat”, tha regjisori Jorgaq Tushe.

Tradhëtia bashkëshortore tema kryesore e komedisë trajtohet me finesë dhe humor nëpërmjet personazheve të skalitur, situatave, fakteve interesante, e batutave të cilat i japin komedisë një ajër argëtues por dhe edukues për temën që trajton.

“Jemi përpjekur të gjithë që të krijojmë një karakter të vecantë secili pa rënë në rezonancë me njëri tjeterin dhe besoj që ja kemi arritur, këtë radhë jam në rolin e aktorit dhe jam shumë i lumtur sepse vdes për skemën”, tha aktori Roland Minga.

“Shpresoj kjo që kjo premier të eci dhe te kete rrugtimin e saj.  Ju bëj thirrje që të gjithë të vijnë ta shohin dhe të kënaqen”, tha aktori Artan Islami.

Premiera “Natë e mirë me burrin tim”  është mirëpritur nga publiku./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *