E shtunë, 26 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Showbiz

Natë drithëruese në Albania’s Got Talent, kush kaloi në finale

Një tjetër e hënë magjike, një tjetër natë për të mos u harruar, e tillë ishte gjysmëfinalja e dytë e Albania’s Got Talent në Vizion Plus.

Talente, emocione dhe shumë vështirësi për të përzxgjedhur dy më të mirët për katër prestigjozët e jurisë Agron Llakaj, Ledina Çelo, Adelina Ismajli dhe Kastro Ziso.

Nëse finalja nuk do të kishte limit, padiskutim që të 10-të yjet e mbrëmjes së sotme e meritonin atë, por këtë natë vetëm ata të dy që shkëlqyen më shumë vijuan për më tej.

Ermes Balili dhe Klejvi Kapeta ndriçuan pak më shumë se të tjerët, dhe do të jenë ata konkurentët që do të kalojnë në finale.

Megjithatë nuk duhet anashkaluar aspak magjia dhe performanca e dy dashurive si Marvi dhe Belkisa, Brigel dhe Darien, e të gjithë të tjerëve.

I kthyer tashmë në programin e të gjithë familjes ky prodhim i Vizion Plus do të vijoj t’ju mbaj të mbërthyer para ekranit si çdo të hënë në orën 21.00.

Mos e humbisni sonte në mbrëmje gjysmëfinalen e dytë, për të mësuar se cilët prej konkurrentëve do të vijonë garën./vizionplus.tv

Më shumë video