Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm për rrugën e dy vendeve drejt Bashkimit Europian. Kjo është theksuar në një konferencë në 4 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së parë mes dy vendeve në Bruksel me qëllim normalizimin e marrëdhënieve. Por ky përvjetor e gjen të ngrirë dialogun mes Prishtinës e Beogradit, pas një rezolute të miratuar nga kuvendi i Kosovës. Shefja e zyrës së BE në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka kërkuar që palët të rinisin bisedimet.

 

“Ne besojmë se është interes i Kosovës që të zgjidhë çështjet e hapura me Serbinë për përmirësimin e marrëdhënieve. E gjithë kjo që është bërë në dialog është histori suksesi, në të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë dhe dialogu duhet të vazhdojë”.

 

Ajo ka kërkuar që Marrëveshja e Asociacionit të komunave serbe të rishikohet nga Gjykata Kushtetuese dhe bashkësia të themelohet sa më shpejt. Kryeministri Isa Mustafa vlerësoi se dialogu ka dhënë rezultate të mira për vendosjen e reciprocitetit mes Kosovës dhe Serbisë në disa fusha, në lëvizjen e lirë, në fushën e tregtisë, njohjes së diplomave, kodit telefonik, por disa marrëveshje nuk janë zbatuar ende.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *