Subscribe

Një mbrëmje nga ato që na mbajnë larg stresit e na mbushin me frymëzim e shpresë në këto ditë të vështira që po kalojmë. E tillë mund të quhet mbrëmja e djeshme e Këngë Moj në ekranin e Vizion Plus.

Për gati dy orë, nën moderimin e Klea Hutës, spektakli i së martës u pushtua nga tingujt vlonjat që sollën arkivin e jashtëzakonshëm të muzikës popullore qytetare të kësaj krahine.

Aurela Gaçe, Maya, Ylli Baka, Gerta Mahmutaj, Rovena Ibrahimi, Mariza Ikonomi e Ervis Behari, disa prej emrave më të spikatur të muzikës popullore,  ndezën skenën me interpretimet e disa prej perlave të muzikës popullore qytetare të Vlorës.

Mbrëmja e së martës riktheu në skenë Kleopatra Dokle artisten shumë të  dashur për publikun që e ka duartrokitur  për vite me radhë.

E cilësuar si bilbili i Vlorës, Dokle është vlerësuar me çmime dhe medalje të ndryshme, në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Nuk munguan ashtu sikurse është bërë tashmë traditë edhe talentet e rinj, interpretimet e të cilëve i paraprinë një tjetër mbrëmje spektakolare që pritet të jetë sërish të martën e ardhshme në ekranin e Vizion Plus.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *