E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Video · Vendi

Nata e Vitit të Ri në Tiranë

Qielli i Tiranës është ndriçuar nga fishekzjarrët ne mesnate, për te festuar fillimin e vitit te ri, 2016. Pavarësisht temperaturave te ulëta kane qene te shumte qytetaret qe kane zgjedhur te festojnë momentin e ndërrimit te viteve ne sheshin “Nene Tereza”, duke ndjekur  koncertin e organizuar nga bashkia. Ndërkohe fëmija i pare per ketë vit është vajze e quhet Ambla, e cila lindi vetëm pak minuta pas hyrjes se 2016 ne maternitetin mbretëresha “Geraldine”. Mëngjesin e 1 janarit kryetari i bashkisë Erjon Veliaj ka shkuar per te takuar banoren me te re te kryeqytetit e për t’i dorëzuar bonusin prej 50 mije lekësh.

“Kjo nuk është një mënyrë që të zgjidhi të gjithë nevojat ekonomike, por që të hapim një llogari bankare, ku prindërit dhe të afërmit mund të investojnë përgjatë gjithë jetës së fëmijës, për t’u siguruar që nesër përdoren për një bursë apo për çdo nevojë tjetër që mund të ketë fëmija”.

Nata e ndërrimit te viteve është shoqëruar me masa te forta sigurie dhe 1 mije efektive policie kane qene ne gatishmëri per t’u siguruar qe  te mos kishte incidentet gjate festimeve.

 

 

Më shumë video

Reklamë