Presidenti Ilir Meta në këtë fund vit ka zhvilluar një sërë takimesh me personalitete të botës së sportit dhe kulturës.

 

Në një postim në “Facebook”, Meta ka bërë me dije se është takuar me mjeshtrin e madh të sportit Fatmir Frashërin, për të cilin ka shprehur vlerësime për rolin që ka pasur në klubin e futbollit të Tiranës.

 

“I privilegjuar t’i uroja Vitin e Ri mjeshtrit të madh të futbollit kryeqytetas dhe atij kombëtar, Fatmir Frashërit! Jetë të gjatë e shëndet kampionit të trefishtë tiranas si lojtar, trajner dhe president dinjitoz i klubit Tirana! Uruam që Viti i Ri të sjellë rezultate më të mira për sportin tone”

 

Por krahas këtij takimi, presidenti ka njoftuar gjithashtu se ka zhvilluar edhe një vizitë në familjen Agolli. Vizitë ku është takuar me bashkëshorten e shkrtimtarit të ndjerë Dritëro Agolli.

 

“Me kënaqësi të veçantë ndamë urimet e Vitit të Ri me të shtrenjtën Sadije e familjen Agolli, duke kujtuar me nostalgji Dritëroin tonë të paharruar. Me këtë rast shkëmbyem edhe buqeta: unë një buqetë me lule dhe urime, ajo një buqetë me libra të Dritëroit dhe për Dritëroin”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *