Subscribe

Plot emocione u mbyll edhe nata e tretë e spektaklit “Gjeniu i Madh”, mbrëmjen e së enjtes në ekranin e Vizion Plus.

 

Gjashtë konkurrentët e fundit të këtij edicioni u prezantuan përpara publikut dhe jurisë. Nën ethet e skenës talentet e gjeniut interpretuan disa prej këngëve më të njohura shqiptare e jo vetëm.

 

Konkurrentët

 

“Unë jetoj jashtë Shqipërisë dhe djali im ndjek Vizion Plus, dhe qe ai shtysa sa e dëgjoi që po bëhej “Gjeniu i Madh”. Duke më parë që gjithmonë shihja “Gjeniun e Vogël” më tha pse nuk shkon. Dhe qe pikërisht ai shtysa dhe iniciatori që sot jam këtu”

 

 “Akoma po dridhem nga emocionet. Jam shumë e emocionuar. Ishte dicka shumë e bukur, e paimagjinueshme. Pas 30 vjetësh unë ngjitem në një emision dhe ne këtë skenë të mrekullueshme.”

 

Ndonëse me profesione të ndryshme kjo nuk i pengoi konkurrentët të ndjekin ëndrrën e tyre për muzikën.

 

Konkurrentët

 

“Unë kam kënduar, vij nga një qytet i vogël i Poliçanit, kam kënduar me estradën e qytetit dhe kam kënduar në mënyrë amatore. Por ngeli ëndërr në sirtar, për të qënë në një skenë të madhe si kjo.”

 

“Drejtimi i jetës, jo emigracioni, angazhimet familjare etj., më larguan nga rruga e bukur e këngës por asnjëherë nuk është vonë.”

 

Nata e tretë solli dhe prezantimin e plotë të 16 pjesëmarrësve të “Gjeniut”.

 

Por gara e vërtetë nis nga kjo javë, ku konkurrentëve do t’ju duhet të sfidojnë njëri tjetrin përpara jurisë për të prekur finalen e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *