E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Nata e parë pas martesës e Lionel Messit dhe Antonella Roçuzzos

Dasma e Lionel Messit dhe Antonella Roçuzzos, ishte tema kryesore mbrëmë në Argjentinë.

 

 

Pas ceremonisë së dasmës ku janë të ftuar rreth 250 persona, është koha për natën e parë të martesës për Messin dhe Antonellan.

Reklamë

 

 

Por, shtrohet pyetja se ku e kaluan çifti natën e parë?

 

 

Çifti ka zgjedhur një suitë presidenciale në një hotel në qendër të qytetit, për të kaluar orët e para si burrë e grua.

 

 

Vendi i rezervuar për Messin, ka 134 metra katrorë, ku përfshihen të gjitha.

 

 

Kujtojmë se ylli i futbollit argjentinas, Lionel Messi është martuar mbrëmjen e të premten me të dashurën e tij, Antonela Roçuzzo. Dasma e tyre është quajtur si dasma e vitit në Argjentinë.

 

 

Sulmuesi 30 vjeçar dhe nusja e tij 29 vjeçare kanë mbajtur ceremoninë në qytetin e lindjes së Messit, në Rosario. Antonela dhe Lionel janë takuar për herë të parë teksa kanë qenë fëmijë, përpara se Messi të transferohej në Spanjë e të ndiqte karrierën në futboll.

 

 

Çifti tani jeton në Barcelonë dhe ka dy djem të vegjël, Thiago 4 vjeç dhe Mateo 21 muajsh. Ndër 250 të ftuar në dasmë kanë qenë edhe emra të mëdhenj të futbollit si Xavi Hernandes, Carles Puyol, Neymar, Luis Suarez, Samuel Eto e shumë të tjerë.

 

 

Ndërkohë që Gerard Pique dhe Shakira ishin caktuar të jepnin kutitë  e dhuratave për të ftuarit. Hoteli ka qenë i rrethuar nga 400 policë ndërkohë që të ftuarit vinin me avion privat.

 

 

Çifti dhe të ftuarit kanë parakaluar në tapetin e kuq ku janë takuar me fansat si dhe janë fotografuar.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë