Subscribe

E marta solli natën e dytë të spektaklit më të madh të talenteve “Gjeniu i Vogël” në ekranin e Vizion Plus.

 

Mbrëmja startoi me sfidën e mbartur nga balotazhi i natës së parë, mes Ateljas dhe Sindit. Sfidë nga e cila, pas gjykimit të jurisë, në finale shkoi Sindi.

 

Një puntatë plot emocione, sfida dhe lot përballi gjithashtu 12 fëmijët e tjerë konkurrentë me njëri-tjetrin.

 

Talentet e vegjël pasi interpretuan këngët e para, dolën përpara jurisë për t’u njohur edhe me komentet për secilin prej tyre.

 

Dje në mbrëmje kaluan menjëherë në finale katër konkurrentët e zgjedhur nga secili anëtar i jurisë, Kejtin, Sajana, Uarda dhe Nikol.

 

Spektakli vijoi duke i dhënë një mundësi të dytë 8 fëmijëve të mbetur për të kaluar në sfidat dyshe, nga ku do të përzgjidheshin edhe 4 fëmijët e tjerë finalistë.

 

Nga këto përballje u eliminuan Ejzhen dhe Vanesa, teksa Irsa dhe Grejsi do të vijojnë garën për në finale.

 

Surpriza e mbrëmjes ishte padyshim kalimi në balotazh i dy sfidave mes Marinelës e Marinës dhe Prajlës me Sem për shkak të votave të barabarta të jurisë.

 

Katër fëmijët do të hapin dhe spektaklin “Gjeniu i Vogël” të martën e ardhshme, ekskluzivisht vetëm në ekranin e Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published.