E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Nata e djegies së makinave, shkrumbohen disa mjete në Krujë e Elbasan

Disa automjete janë djegur në 24 orët e fundit në të gjithë vendin.

Përvec ngjarjes së Vlorës ku dy persona shihen në kamerat e sigurisë që I vënë zjarrin makinës së një zyrtari policie, dy ngjarje të tjera të përafërta janë regjistruar në Krujë dhe Elbasan.

Sipas policisë,  në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan,  është djegur  pjesërisht mjeti tip “Volvo”,  në pronësi të shtetasit D.D.,  dhe si pasojë është djegur pjesërisht edhe një mjet tjerë tip “Ford”, i cili ishte pranë mjetit te parë, të cilat ishin të parkuara në rrugë.

Në këtë rast paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Reklamë

Ndërkohë referuar njoftimit të policisë së Kruhës, në orën 00:30, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, në oborrin e banesës, ka marrë flakë pjesërisht, mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit G. D., 20 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Më shumë video

Reklamë