Subscribe

Nën ritmet e muzikës së zgjedhur të të gjitha trevave të Shqipërisë u mbyll edhe nata e katërt e spektaklit “Këngë Moj”. Mbrëmje, e cila iu dedikua artistit Aurel Thellimi dhe karrierës së tij artistike.

 

AUREL THELLIMI

KENGETAR

 

“Ky është një emocion shumë i veçantë sepse ne si artistë përveç interpretimit duhet të arrijmë të depërtojmë në zemrat e publikut përmes muzikës, sepse ky është qëllimi i çdo artisti e veçanërisht në këto kohë të vështira.”

 

Skenës së “Këngë moj” ju bashkuan dhe katër miqtë e Aurelit,  që duket se jo vetëm e pritën me kënaqësi ftesën, por ndajnë edhe kujtime të shumta së bashku.

 

BLERINA BRAKA

KENGETARE

 

“Sonte në “Këngë moj” ndryshe nga herët e tjera ndjehem si në shtëpinë e vëllait tim, në shtëpinë e Aurelit. meqë jemi në natën e tij unë mund të them me plot gojë që Aureli është artist e nga ata artistë 24 karatësh.”

 

ERA RUSI

KENGETARE

 

“Me Aurelin ka vetëm momente të bukura dhe kujtime të bukura, pasi me të çdo takim ka vetëm shakara.”

 

Aurel Thellimi prej vitesh është pjesë e Teatrit të Operës dhe Baletit, ndaj edhe në “Këngë moj” nuk mund të mungonte edhe baritoni Armando Lika.

 

ARMANDO LIKA

BARITON

 

“Është emocion paksa i veçantë sepse duke njohur Aurelin që gëzon gjithnjë për të tjerët sot ne jemi mbledhur të gëzojmë për të. duke e njohur këtë karrierë të tij kuptojmë artistin shumëdimensional që ai është.”

 

Me misionin e tij për të sjellë muzikën më të mirë të kënduar live, ky produksion vjen çdo të enjte në orën 21.00 vetëm në Vizion Plus. Ndërsa për të gjithë ata që nuk mundën ta ndiqnin spektaklin “Këngë moj” dhe natën e Aurel Thellimit do të kenë mundësi ta shohin të premten në orën 23:00 dhe të shtunën në orën 17:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *