E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Nata Champions/ Chelsea zhgënjen ndaj Qarabag

Blutë e Londrës kanë zhgënjyer këtë mbrëmjen në Champions League, duke marrë një barazim 2-2 përballë azerëve të Qarabag.

Ishin londinezët e Chelsea ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Estevaon, por vendasit përmbysën llogaritë me Leandro dhe Jankovic.

Në pjesën e dytë, futbollistët e Chelsea barazuan me Garnachon. Përpjekjet e Chelseat për të marrë fitore rezultuan të pasuksesshme, me skuadrat që në fund ndanë pikët.

Në sfidën tjetër, Villareal u imponua 1-0 ndaj qipriotëve të Pafos.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë