Subscribe

Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço braktisi Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ai tashmë është pjesë e Partisë Socialiste.

 

Diçka të tillë e bëri të ditur vetë Naço, teksa këtë të mërkurë u shfaq në Berat krah ministrit të Turizmit, Blendi Klosi.

 

“Sot do të shprehja edhe një herë qëndrimin tim se do të jem në krahë të majtës progresiste, ku Berati dhe Shqipëria nuk ka nevojë më për eksperimente politike. Ka nevojë për të ecur përpara. Unë kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar nga LSI së bashku me PS , kontributi im ka qenë modest, por përkushtimi im ka qenë i madh për të ecur para si me reformën në drejtësi, dhe me reformat e tjera që janë të domosdoshme. Ajo që mund t’ju them është se sot jam me zotin Klosi dhe në të ardhmen do të jem me të. Shqipëria nuk ka më nevojë për eksperimente politike dhe as për njerëz vasalë të dikujt tjetër, por të përfaqësojë një pjesë të elektoratit që është i papërfaqësuar dhe se votat e tyre të shkojnë në koalicion me të majtën progresiste. Eksperimentet janë të së kaluarës, e ardhmja është e së majtës progresiste”, tha Nasip Naço.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *