I dyti i larguar nga drejtuesit e lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim drejt Partisë Socialiste është Nasip Naço.

 

Ish-ministri i Drejtësisë kur Edi Rama bashkëqeveriste me Ilir Metën në 2013-ën e deklaroi publikisht në krah të Blendi Klosit Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit.

 

I ndodhur në Berat, si ish deputet i kësaj zone, Nasip Naço arsyen e largimit nga LSI-ja drejt PS-së e argumentoi si një domosdoshmëri për ti dhënë fund eksperimenteve me koalicionet e partive për të shkuar drejt krijimit të një të majte progresive.

 

Pasi mirëpriti Nasip Naçon në parti, Ministri i Turizmit që njëherësh është edhe drejtuesi politik i qarkut të Beratit, Blendi Klosi tha se objektivi i socialistëve është fitorja e 5 mandateve, një me shumë se në zgjedhjet e 2017-ës.

 

Largimi i Nasip Naços nga Lëvizja Socialiste për Integrim vjen dy muaj, pasi një tjetër ish ministër i saj, Lefter Koka deklaroi rikthimin në Partinë Socialiste pasi doli kundër djegies së mandatit të deputetit.

 

Me afrimin e zgjedhjeve duket se “Rilindja” po shfrytëzon çdo hapësire për t’i mundësuar Edi Ramës një mandat të tretë qeverisës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *